Një pallat 5 katësh është shembur në qytetin e Vlorës. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, kreu një shpërthim të kontrolluar për shëmbjen e një ndërtese pesëkatëshe në qytetin e Vlorës. Aksioni në vijim të lirimit të hapësirave publike më herët ndërsa u paralajmëruan banorët për shpërthimin. IKMT njofton se për shembjen e ndërtesës u përdorë 36 kilogramë lëndë shpërthyese në pikat e hapura nga inxhinierët. “Kjo hapësirë do t’u kthehet qytetarëve”, deklaroi drejtuesja e IKMT-së, Dallandyshe Bici. Para ndërmarrjes së aksionit, është vendosur gjithashtu një perimetër sigurie për të shmangur incidentet gjatë shpërthimit.