Sot, në qytetin e Fierit, Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit do të shembë një objekt me shpërthim të kontrolluar.
Sipas njoftimit të IKMT-së, sot në orën 12:00 do të shembet një objekt 5-katësh, me shpërthim të kontrolluar. Për këtë arsye mësohet se në trupin e godinës janë hapur 300 vrima, ndërsa për shembjen e tij do të përdoren 5 kilogramë lëndë plasëse.
Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa asnjë dëm të shpërthimit, ndërsa u bëjnë apel qytetarëve dhe banorëve të qëndrojnë sa më larg rrezes së shpërthimit.
Ky aksion, i nisur prej javësh, vjen në kuadër të planit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së Fierit.