Një pemë e konsideruar si ikona e Savannah afrikane po thahet në rrethana misterioze. Shkencëtarët ndërkombëtarë kanë zbuluar se shumica e pemëve baobab më të vjetra dhe më të mëdha janë tharë vitet e fundit. Ata dyshojnë se tharja e tyre lidhet me ndryshimet klimatike, ndonëse nuk kanë prova për këtë. Pema mund të rritet në një madhësi të madhe dhe të jetojë qindra e mijëra vjet. Hulumtuesit, nga disa universitete në Afrikën e Jugut, Rumani dhe SHBA, thonë se tharja e pemëve është "një ngjarje e një madhësie të paprecedentë". Ata thonë se tharja nuk është shkaktuar nga ndonjë epidemi.
"Ne dyshojmë se tharja e baobabs monumentale mund të lidhet pjesërisht me ndryshimet të rëndësishme të kushteve klimatike që prekin Afrikën Jugore në veçanti" tha ekipi, i drejtuar nga Adrian Patrut i Universitetit Babes-Bolyai në Rumani.