Të afërm, miq, kolegë dashamirës dhe personalitete të jetës publike u mblodhën në një mbrëmje festive, për të nderuar një nga figurat më të mëdha të skenës dhe ekranit shqiptar Reshat Arbana.
Aktori falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe rrëfeu një ‘sekret’ nga jeta e tij. “Asnjëherë nuk i kam festuar përvjetorët sepse nuk i dua. Më krijojnë emocione shumë të mëdha, por sonte po më duket krejt ndryshe.
Faleminderit shumë, ju jam shumë mirënjohës, jashtëzakonisht faleminderit"-tha aktori i madh.
Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i emocionuar se puna e aktorit të madh, Reshat Arbana është një shembull frymëzimi për të gjithë.