Këtë fundjavë kemi shijuar diellin dhe një mot relativisht të ngrohtë.
Por e diela i ka lënë vendin vranësirave dhe diku edhe një shi i lehtë.
I tillë do të jetë edhe moti në orët në vijim, vranësira dhe shi i lehtë.
Me kalimin e orëve intensiteti i shiut pritet të rritet ndërsa në veri të vendit do të arrijë intensitet mesatar.
Po ashtu në veri-lindje të vendit pritet të ketë reshje dëbore.
Në bregdet temperaturat pritet të arrijnë 9-12 gradë.
Në vendet e ulëta 7-11 dhe 3-8 gradë në vendet malore.