INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ilda Bejleri dhe Mavraj flirtojnë "live" [VIDEO]

Publikuar më: 11:10 31-08-2017

lda Bejleri mundohet të fusë në siklet Mërgim Mavrajt, por në fund merr një përgjigje epike nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. Gazetarja e “Supersport”, Ilda Bejleri, ka publikuar dje në “Instagram” një bashkëbisedim argëtues nga hoteli ku është grumbulluar Kombëtarja në kryeqytet.

Në videon e saj shfaqej ndërsa thumbonte Mërgim Mavrajn rreth temës së shiritit të kapitenit në Kombëtare. E gjitha ka ndodhur pas konferencës për shtyp, kur Bejleri bashkë me mesfushorin e Kombëtares, Eros Grezda, shkoi të takonte Mavrajn, që ndodhej në hollin e hotelit, i shoqëruar nga Jahmir Hyka,shkruan panoramasport..

NGACMIMET

“Çfarë u bë me shiritin e kapitenit Mërgim?”, pyet Bejleri Mavrajn, ndërsa mbrojtësi i përgjigjet me humor gazetares. “Rrobaqepësja e ka. Po e punon akoma për dorën e Ansit (Agollit). Unë e kam dorën e gjerë”, thotë me të qeshur lojtari nga Istogu. Mirëpo, nuk ka vonuar edhe provokimi i radhës i Bejlerit.

“Kur e provon një herë, kam përshtypjen se e kërkon prapë…”, tha ajo. Mavraj përgjigjet përsëri me shumë humor. “E kisha të premten e kaluar, gabova dhe mora kartonin e kuq. Tani më ka dalë nga qejfi”, ishin fjalët e futbollistit mes të qeshurave të të dyve.

Në këtë moment, gazetarja e “Supersport” largohet nga tavolina ku qëndronin Mavraj dhe Hyka, për të biseduar më pas me Eros Grezdën dhe Odise Roshin, që ndodheshin gjithashtu në hollin e hotelit.

Mirëpo, në momentin kur Ilda po largohej, Mavraj thumboi gazetaren, duke i dhënë përshtypjen se nuk e njihte aspak dhe për më tepër duke i përmendur kolegen, që gjithashtu është e një profili, pikërisht sportive. “Ike? OK, Vilma ciao. Ti je Vilma apo jo, se unë atë njoh si gazetare sportive”, i ka thënë Mavraj duke iu referuar moderatores së emisionit “Gol pas goli” në “Supersport”, Vilma Masha.

Me sa duket, Mavrajt i pëlqen më shumë sjellja e kësaj të fundit dhe jo e Ildës, që e provokoi me një video-live në “Instagram”. Ndërkohë, përtej batutave, duket se grumbullimi i Kombëtares në kryeqytet është pritur mirë edhe nga vetë futbollistët, të cilët kanë më shumë mundësi për të takuar njerëzit e tyre të afërt dhe miqtë.

Article Logic
Execution time: 0.0038788318634033