INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilda Bejleri i përgjigjet Mustafa Nanos: Kjo është personale dhe e qëllimshme [FOTO]

Ilda Bejleri i përgjigjet Mustafa Nanos: Kjo është personale dhe e qëllimshme [FOTO]

Publikuar më: 10:55 09-03-2018

Deklarata e tij thumbuese për dy moderatoret Ilda Bejleri dhe Bora Zemani, bënë xhiron e rrjetit.

Në një nga puntatat e emisionit të tij. Provokacija’, Mustafa Nano iu kushtoi disa minuta dy moderatoreve të Digitalb, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani. Nano mendon se veshjet e vajzave janë krejt të papërshtatshme, madje vulgare dhe fyese.

“Veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies,” tha Nano për Bejlerin.

Ndërkohë që Bora bëri indiferenten duke zgjedhur të mos reagojë,Ilda bëri të kundërtën. Pasi reagoi me anë të reagimit të një prej ndjekësve të saj, moderatorja foli sërish teksa ishte e ftuar sot në mëngjes në Wake Up në Top Channel. Ajo ishte për të promovuar projektin me të fundit, Rikthimi i Dallëndysheve, por u pyet edhe për deklaratat e Mustafa Nanos, Bejleri u përgjigj si më poshtë:

“Mua s’më dha asnjë ndjesi se Mustafa Nano s’është as Chanel as Karl Lagerfeld. Kështu që, përsa kohë një njeri s’ka lidhje fare me atë që thotë...Për më tepër që fotot që kishte nxjerrë s’kishin asnjë lidhje me emisionin e asaj dite. Ishin të tre viteve më para. Janë disa gjëra që kur je pjesë e medias duhet t’i pranosh dhe t’i injorosh.

Mendoj që është diçka personale, që një njeri e ka të qëllimshme. Në botën e showbizit ku jetojmë ka aq njerëz me të cilët mund të merresh, këngëtarë apo aktorë. Pa fyer askënd, por besoj se ne si pjesë e sportit dhe pjesës së medias nuk krahasohemi fare me disa fusha të tjera të artit.

Edhe në Itali po të shohësh jam më e veshur se gazetaret atje.”

etyry5.png

Article Logic
Execution time: 0.002357006072998