Në një intervistë për emisionin “Rudina” në “TV Klan”, gazetarja sportive e “Supersport”,Ilda Bejleri ka folur edhe në lidhje me thashethemet e një marrëdhënieje mes saj dhe futbollistit të Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.
Cilat kanë qenë momentet më interesante deri tani në karrierën tënde?
Intervista me Shaqirin. Ishte hera e parë që fliste për një media shqiptare, por edhe intervistat me Mançinin apo me një kampion bote si Lukas Podolski. Por kam bërë edhe dokumentarë, ku mund të theksoj atë për Balajn dhe Roshin që ishin në kulmin e karrierës së tyre.
Meqë përmendet Balajn, është komentuar edhe një lidhje rozë mes ju të dyve… Cila është e vërteta, cili është raporti mes ju të dyve?
Unë kam një raport shumë të mirë me Bekimin, por nëse unë dal me dikë, ose nëse festoj me dikë, bëhem patjetër e dashura e dikujt. Kjo nuk është e vërtetë. Me Bekimin kemi qenë te festa e “Digitalb”-it dhe, duke qenë se ai njihet si një njeri që shijon në maksimum muzikën thjesht kemi kërcyer.
Keni flirtuar pak…
Nuk do ta quaja flirt.
E njëjta gjë është thënë edhe për Shaqirin apo jo?
Po, por thjesht ishim duke festuar. Në fi llim e kisha të vështirë kur dilnin kësi lajmesh, por tani jam ambientuar, sepse kjo nuk ndodh vetëm te ne. Kur je njeri i ekranit sigurisht ka edhe më shumë kureshtje me kë rri dhe me cilin del./ panorama sport