Ilda Bejleri është një nga gazetaret sportive më simpatike në tregun shqiptar. Format e saj të hijshme dhe jeta private kanë qenë gjithmonë një temë diskutimi e shtypit rozë.
Por, Ilda duket totalisht e fokusuar tek karierra e saj në gazetari duke mos dashur të komentojë në shumicën e rasteve lajmet që qarkullojnë për jetën e saj private.
Kësaj radhe ajo ka qenë duke ndjekur ndeshjen Kosovë – Bullgari në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, vetë moderatorja ka zbuluar se pranë saj ka qenë e ëma, e cila e ka shijuar shumë ndeshjen e rëndësishme.
Ajo e ka shoqëruar foton me mamanë me një diçiturë mjaft të këndshme: “Sa fantastike mund të jetë që mamaja ime po sheh Kosovën me mua”
Më pas ajo ka shpërndarë nj tjetër foto nga momenti kur mamaja po bënte tifo: “E dua atë” – shkruan Ilda, duke i treguar të gjithëve se po kalon kohë të mrekullueshme me personin e veçantë të zemrës.