Ajo njihet si një nga vajzat më seksi të showbiz-it shqiptar.
Ilda Bejleri feston sot ditëlindjen dhe ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet dhe dhuratat. E veshur me një fustan të ngushtë blu i cili i nxirrte në pah format trupore, moderatorja ju kujtoi edhe njëherë që është seksi.
"Ditëlindja ime", shkruan Ilda në foton e postuar sapo kaloi ora 00.00. e ulur në tavolinë, përpara një kutie me lule Ilda shtoi kuriozitetin se cili mund të jetë dhuruesi. Megjithatë aludimet kanë nisur menjëherë se personi në fjalë mund të jetë i dashuri i saj deputet me të cilin flitet se është në lidhje prej disa kohësh.