Largimi i parakohshëm i trajnerit Gianni De Biasi nga pankina e kombëtares kuqezi ka tronditur të gjithë shqiptarët, duke filluar nga personat e thjeshtë e deri tek vipat e ndryshëm.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe për personin që realizoi ëndrrën kuqezi duke na çuar për herë të parë në fazën finale të një kampionati europian. Ndër personat e tronditur dhe të keqardhur ishte edhe bukuroshja e ekranit Ilda Bejleri, e cila pikërisht në konferencën pas ndeshjes me Izraelin e përqafoi trajnerin italian. Tashmë ajo ka vendosur të shprehë keqardhjen për largimin e De Biasit nëpërmjet rrjeteve sociale, duke postuar një video shumë simpatike në të cilën shfaqet duke kënduar me të. Krahas saj ka vendosur dhe mbishkrimin e ndjerë “Fjalët janë të tepërta për ty sepse emri yt është i gdhendur me gërma të arta në historinë e Futbollit Shqiptar! Askush si ty! Njeri i madh, do na mungosh”. Do na mungojë vërtertë...