Pas rolit të moderatores ku ishim mësuar ta shihnim, tani Ilda Bejleri sfidon veten edhe në aktrim.
Moderatorja seksi shumë shpejt do të jetë pjesë të kinematografisë italiane. Bëhet fjalë për filmin “Rimetti a noi i nostri debiti”, me regji të Antonio Morabito. Morabito e ka shkruar skenarin në bashkëpunim me Amedeo Paganin.
Rolin kryesor,atë të Guidos, e luan Claudio Santamaria, ndërsa Ilda do të luajë rolin e një vajze në një diskotekë.
“Ndihem me fat që jam pjesë e këtij filmi dhe njëkohësisht po e shijoj në maksimum këtë eksperiencë timen, të pare si aktore”, ka shkruar ajo krah fotos në Instagram.