INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ILDKP kërkon kontroll të pronave pranë Hipotekës për gjyqtarët dhe prokurorët

ILDKP kërkon kontroll të pronave pranë Hipotekës për gjyqtarët dhe prokurorët

Publikuar më: 09:36 18-10-2016

Pronat e regjistruara pranë Hipotekës për 38 gjyqtarë dhe prokurorë, së bashku me familjet e tyre, do të hetohet.
Sipas të dhënave, mësohet se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave listën me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe të administratës së KLD-së për verifikimin e pasurive të tyre dhe familjarëve në kaudër të ligjit të rivlerësimit.
Kjo ka një qëllim të qartë. Të dhënat që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive do ti marrë zyrtarisht nga hipoteka, të cilat më pas do të krahasohen me formularin e vetë deklarimit që prokurorët dhe gjyqtarët do të dorëzojnë deri më 7 nëntor.
Kjo është një paralajmërim për të gjithë ata që mbase kanë prona në Hipotekë, por dnërkohë deri në këto momente nuk i kanë deklaruar zyrtarisht pranë ILDKPI.
Shkresa e ILDKP mësohet se ka vënë në lëvizje Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave. Mësohet se pas kërkesës së mbërritur nga ILDKPI, zyrat e hipotekave kanë nisur nga puna dhe kanë krijuar grupe pune për verifikimin e çdo prone të regjistruar nga zyrtarët e drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949