Ilir Daja e ka cilësuar si një avetnurë të suksesshme atë tek Skënderbeu, por ka mohuar që largimii tij të jetë një braktisje e korçarëve.
“Nuk ka braktisur asnjeri asgjë. Anija e quajtur “Skënderbeu”, ankoruar në fund të sezonit ishte me shumë trofe brenda: me titullin e fituar, me kupën e Shqipërisë, me katër ture të kaluara.
Më është prezantuar një projekt që nuk më bindte për vazhdimësinë. Kjo është e vërteta në anën sportive.
Por në respekt të gjithçkaje të bukur që kemi bërë te Skënderbeu, në respekt të një qyteti të mrekullueshëm, por duke parë edhe momentin e vështirë që Skënderbeu po kalon me UEFA-n, preferoj të mos them gjithçka për veten”, ka thënë Daja trajneri i ri i vlonjatëve, i cili pritet që sot të zyrtarizohet në Vlorë.