INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata sekuestron pronat me vlerë 500 mijë euro të Ilir Koçiajt

Gjykata sekuestron pronat me vlerë 500 mijë euro të Ilir Koçiajt

Publikuar më: 13:20 16-11-2016

Gjykata ka vendosur sekuestro mbi 13 prona të paluajtshme, në pronësi të shtetasit Ilir Koçiaj, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, në kuadër të operacionit të koduar “Poter-Al”. Vlera e pronave të sekuestruara kap vlerën e 500 mijë eurove. Sekuestro mbi pronat e Koçiaj është vendosur pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërsa hetimi për pasurin e Koçiajt ka nisur fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit. Gjykata e Elbasanit, vendosi fillimisht sekuestro preventive mbi këto prona dhe më pas çështja i kaloi Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”. Hetimet e Prokurorisë së Elbasanit, zbuluan se në emër të shtetasit Ilir Koçiaj rezultonin 11 njësi tregtare në Elbasan dhe 2 apartamente në Tiranë, të cilat dyshohet se kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e tij. Koçiaj u dënua me 10 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata për Krime të Rënda, e cila e shpalli fajtor pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nga Hollanda në Itali, në disa raste gjatë vitit 2003. Operacioni “Poter-Al” u realizua 10 vite më parë, në korrik të vitit 2006. Sipas prokurorisë Ilir Koçiaj, në atë kohë, ishte një nga drejtuesit e këtij rrjeti të trafikut të drogës që u realizua në 4 shtete dhe në pranga përfunduan 80 njerëz, shumica prej tyre në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115