INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta apelon për zgjedhjet e 18 qershorit: Të mos kthehen në burim krize

Ilir Meta apelon për zgjedhjet e 18 qershorit: Të mos kthehen në burim krize

Publikuar më: 18:27 29-03-2017

Në fjalën e tij nga Nga Fieri, kreu i LSI-së, njëherësh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta lëshoi mesazhe të qarta dhe pozitive, marrë shkas nga ngjarjet e fundit politike në vend. Ai deklaroi se konflikti politik në vend po kthehet në një pengesë serioze për ecurinë e Shqipërisë në BE.

Teksa mori pjesë në një trajnim informues me të rinjtë mbi procesin e integrimit europian, Meta pohoi se nevojitet dialog politik për garantimin e zgjedhjeve me standarde europiane. Ndër të tjera ai rikonfirmoj edhe njëherë se zgjedhjet do të zhvillohen në 18 qershor, pavarësisht faktit se kreu i PD-së jep alternativën se ato dhe mund edhe të shtyhen.

“Integrim evropian do të thotë nivel evropian të komunikimit në politikë. Konflikti po na kthehet në një pengesë serioze për të gjithë ecurinë e integrimit evropian të vendit. Nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardeve evropiane. 18 qershor, zgjedhjet duhet të jenë plotësisht të standardeve evropiane. Zgjedhjet të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore. Kriza politike na largon nga Bashkimi Evropian dhe njëkohësisht cenon ecurinë e të gjithë reformave të tjera. Reformat, jetike jo vetëm për integrimin dhe për të forcuar paqen sociale dhe stabilitetin politik në vend”, theksoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547