Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta e ka hapur duke e pirë kafen e mëngjesit me tenorin Kastriot Tusha.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka uruar tenorin për ditëlindjen e tij duke e konsideruar si zërin e mrekullueshëm të këngës mbarëkombëtare.
Postimi i plotë:
Nuk mund ta filloja më bukur ditën sot. Një kafe me Kastriot Tushën, tenorin tonë të shquar dhe zërin e mrekullueshëm të këngës mbarëkombëtare.
Duke i uruar edhe 100 vite të tjera të bukura!