INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta firmos dekretin e tij të parë si President. Ja për çfarë bëhet fjalë

Ilir Meta firmos dekretin e tij të parë si President. Ja për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më: 11:13 31-07-2017

Presidenti i sapo zgjedhur, Ilir Meta ka bere sot dekretin e pare, duke dhene nje grade madhore.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Presidenca njofton se Meta i ka dhene graden “Gjeneral Brigade” Kolonel Bardhyl Myrteza Kollçakut  me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”.

DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
Dekretoj
Neni 1
Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.
Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215