INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta flet për 100 votat kundër tij, 'Të izolojmë të çmendurit'

Ilir Meta flet për 100 votat kundër tij, 'Të izolojmë të çmendurit'

Publikuar më: 10:16 14-06-2019

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot 100 votat kundër tij që u bënë në seancën e djeshme gjatë votimit të rezolutës së PS.  “Presidenti është i zgjedhur nga Parlamenti, jo nga ky por nga një Parlament legjitim”, tha Meta. Ndërsa për shkarkimin, Meta deklaroi se “Presidenti është zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon shqiptarëve”.

Për deklarata e PS për zhvillimin e zgjedhjeve, kreu i shtetit tha se dekreti i Presidentit është i detyrueshëm për t’u zbatuar.  “Dekreti është në fuqi, mbajmë shënim për çdo institucion që shkel ligjin. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti s’ndalon njeri që të çmendet. Përkundrazi të izolojmë të çmendurit, Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dekreti është në fuqi, është i zbatueshëm. Kush do paligjshmëri është në rrugën e tij ta zgjedhë. Kush ecën në rrugën e paligjshmërisë do provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik ne vend”, tha ai.
Pyetjes së gazetarëve nëse do te kemi një datë të re zgjedhjes, Meta tha se po punohet me qetësi dhe përgjegjësi
“Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe Presidenti mban shendim për çdo institucion që shkel ligjin”, paralajmëroi Presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988