INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta flet për herë të parë për përplasjet PS-LSI

Ilir Meta flet për herë të parë për përplasjet PS-LSI

Publikuar më: 11:38 29-01-2017

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka folur për herë të parë për përplasjet e ditëve të fundit brenda koalicionit, ku LSI ka patur akuza të forta ndaj PS-së dhe Policisë së Shtetit.

 

I pari ka qenë Lefter Koka që u pasua nga Vangjel Tavo, duke thënë se Policia e Shtetit mbjell kanabis dhe do të destabilizojë zgjedhjet.

Por kreu i LSI-së, në një takim me strukturat e partisë në Njësinë 5 në Tiranë, tha se LSI është për zgjidhje institucionale dhe jo për retorika konfliktuale politike.

“Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme.

Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, – deklaroi kryetari i LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833