INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta flet për ligjin e mbetjeve: Respektojmë nismat qytetare

Ilir Meta flet për ligjin e mbetjeve: Respektojmë nismat qytetare

Publikuar më: 14:29 30-09-2016

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka folur për referendumin e kërkuar nga PD-ja, duke thënë se nëse do ishte iniciativë qytetare do respektohej, por e sjellë nga politika çështja do politizohej më shumë.
“Sikurse ju e keni ndjekur, Z. Vasili në emër të grupit Parlamentar të LSI, në përgjigje të një skepticizmi dhe mosbesimi të opinionit publik, kërkoi që monitorimi i ligjit që kaloi të realizohet nga shoqëria civile, duke pasur bindjen se ka mjaft kapacitete dhe të gjitha mundësitë për të verifikuar me korrektësi ekstreme zbatimin e këtij ligji. Sot i kam kërkuar Ministrit Koka dhe Ministrit Manjani që kjo iniciativë të shoqërohet edhe me inicitiva të tjera konkrete, që të monitorohen 100 % nga shoqëria civile sepse shqetësimi kryesor ishte moszbatimi korrekt i këtij ligji.” – tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271