INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta flet për Panama Papers – Të hetohet çdo emër që del nga dokumetat!

Ilir Meta flet për Panama Papers – Të hetohet çdo emër që del nga dokumetat!

Publikuar më: 09:36 11-04-2016

Kreu i LSI, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dokumentat që janë zbuluar në Panama. Meta në emisionin “Komiteti” në RTK, tha se prokuroria duhet të hetojë çdo politikan, emri i të cilit rezulton i përfshirë në Panama Papers, madje dhe çdo rast tjetër, që do të dalë jo vetëm nga “Panama Papers”, por edhe nga çdo lloj parajse fiskale, ku ka të përfshirë politikanë shqiptarë.

Sipas tij kjo është një çështje që ka të bëjë me transparencën, me integritetin edhe me taksat e qytetarëve shqiptare.
Ilir Meta duke u nisur nga rasti në fjalë thekson se duhet të forcohet transparenca për sa i takon dhe praktikës së dhënies së koncesioneve në të ardhmen dhe të përmirësohet e legjislacionin, pasi ato mund të kthehen në një barrë shumë të madhe për buxhetin e shtetit dhe në një pengesë për zhvillimin e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396