INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta godet rëndë Ramën nga Durrësi: Fiken skanerat në dogana për të kaluar drogën

Ilir Meta godet rëndë Ramën nga Durrësi: Fiken skanerat në dogana për të kaluar drogën

Publikuar më: 19:10 22-06-2017

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur ditën e sotme nga qyteti i Durrësit në mitingun përmbyllës të LSI. Ilir Meta u tregua shumë i ashpër ndaj kryeministrit gjatë fjalës së tij, ku u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë jo vetëm në Tiranë dhe në Durrës, por edhe në Fier.

Ai tha se kreu mavi siç e cilëson Partinë Socialiste do ta pësojë keqas më 25 qershor siç e pësoi Sali Berisha në referendumin e vitit 1994.

Me tone tepër të ashpra, Meta, ka akuzuar “Rilindjen” si të keqen më të madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto katër vite.

 “Në këto zgjedhje nuk ka garë me humbësit dhe frikacakët që dridhen nga vota e lirë e durrsakëve, e tiranësve. Nuk ka garë me Tomin dhe Xherrin. Në 25 qershor ka vetëm një garë midis LSI-së së Tiranës, LSI-së së Durrësit dhe LSI-së së Fierit nesër. LSI është jo vetëm forcë e parë në Tiranë, por edhe në Durrës dhe në Fier. Nuk po flasim për Gjirokastrën ku Tomi dhe Xherri duan të lënë pa votuar minoritetin grek.

Nuk po flasim për Beratin, por po flasim për tre qarqet më të mëdha të Shqipërisë. Falenderoj gjithë të rinjtë dhe të rejat e Durrësit. Edhe 72 orë, dhe Shqipëria do të shpëtojë nga sëmundja më e rëndë që përjetoi në 4 vjet, nga zhgënjimi më i thellë. Nuk do të ketë fjalë më zhgënjim në fjalorin e gjuhës shqipe, por do të ketë mavi. 

Le të vijnë vërdallë në Shqipëri me autobusët e administratës, kreu i mavisë është i pa shpresë. Do ta pësojë shumë rëndë. Në 94-n, kur ai miku im bëri një referendum për të marrë të gjitha pushtetet për vete. Më 25 qershor, populli shqiptarë do të tregojë që Ilir Meta dhe Tomi dhe Xherri kanë vetëm nga një votë dhe 3 milionë votat janë pushteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Meta tha se “Rilindja ndëshkon qytetarët, për drita dhe ujë, ndërsa lejon avionët e drogës.

Bizneset u rrënuan nga taksat e larta të Rilindjes. Se ata u mësuan me drogën, por ndëshkonin qytetarët. I penalizonin për drita, ujë, apo për në avlli a dritare. Ndërsa avionët u binin në Ishëm. Se si tamahqarë që janë, e ngarkuan më shumë seç duhet.

Kush i fiku kamerat e doganave në kufi, për të kaluar drogën. Policia në vend që të zbatonte ligjin u bë palë me krimin. Bandat e Rilindjes dhunojnë gratë dhe vajzat. Rilindja presion të vazhdueshëm në administratë”, vijoi ish-kryetari i LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992