Ilir Meta ka hedhur firmën e parë për ambasadorët tanë. Emri i parë që ka kaluar është ish kreu i SHISH, e që tashmë emërohet ambasador në NATO Visho Ajazi. Ndërkohë në 3 dekretet e Presidentit Ilir Meta, janë dy emra të tjerë të dekretuar ambasador në OSBE dhe në Këshillin e Europës. Bëhet fjalë për Albana Dautllari e cila është emëruar në detyrën e ambasadores së Shqipërisë në Këshillin e Europës ndërsa Igli Hasani do të jetë ambasadori i Shqipërisë në OSBE. Sakaq, Visho Ajazi është emëruar ambasador në NATO.
Meta ka dekretuar këta tre emra dhe këto janë tre dekretet e tij të para si President për ambasadorët e Shqipërisë.