INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta i shqetësuar

Ilir Meta i shqetësuar

Publikuar më: 10:59 02-03-2017

Një ditë pasi situate në Maqedoni është temnsionuar ndjeshëm, ka reaguar dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat Meta shpreh shqetësimin lidhur me situatën politike në Maqedoni të cilën e quan “të rënduar” dhe inkurajon të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.
Deklarata e Ilir Metës:
S”hpreh shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe inkurajoj të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.
Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike - si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.
Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë”.
Presidenti Ivanov dhe partia VMRO-DPMNE akuzuan Tiranën për hartimin platformës së partive politike shqiptare në Maqedoni.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164