INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta, Ja kush do të jetë qëndrimi ynë për Reformën në Drejtësi…

Ilir Meta, Ja kush do të jetë qëndrimi ynë për Reformën në Drejtësi…

Publikuar më: 14:15 12-03-2016

Komisioni i Venecias, nëpërmjet një njoftimi publik deklaroj të premten se Reforma në Drejtësi tashmë është në dorë të klasës politike shqiptare. Por pa kaluar as 24 orë, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se tashmë është koha që “të bëjmë një lexim objektiv dhe të paanshëm të opinioneve të Komisionit të Venecias”.

“Në rastet kur do të ketë lexime të ndryshme të kërkojmë edhe ndihmën e  EURALIUS-it si mision i paanshëm për interpretimin final dhe objektiv të çdo çështjeje”.

Por kush do tyë jetë qëndrimi i Lëvizjes Soicaliste për Integrim lidhur me Reformën në Drejtësi, Ilir Meta ka këtë përgjigje:

Qëndrimi zyrtar i LSI-së për këtë reformë është që do të votojë me të 20 votat e saj atë reformë për të cilën është shprehur Komisioni i Venecias dhe në atë mënyrë që është shprehur Komisioni i Venecias. LSI-ja ka vetëm në plan që të votojë reformën në drejtësi. LSI-ja e ka thënë e para se standardi është vetëm Komisioni i Venecias. Ajo e ka gjykuar me thellësi draftin e reformës, pra ka qenë e ndërgjegjshme për një klimë politike jo shumë bashkëpunuese, kështu që nuk ka asnjë plan tjetër, përveçse të shprehet pro rekomandimeve të Komisionit të Venecias”.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654