Presidenti i Shqipërisë, zoti Ilir Meta, ka ndarë një këshillë të rëndësishme për të gjithë nëpërmjet rrjetit të tij të facebook.
Me një video nga maja e Oshlakut në bjeshkët e Prevallës, i këshillon shqiptarët që të mos humbasin këtë bukuri të natyrës.
"Ju përshëndes këtu nga maja e Oshlakut 2217 metra mbi nivelin e detit, në bjeshkët përrallore të Përvallës.
Ndaj do ju ftoja që ti vizioni këto bjeshkë të jashtëzakonshme, mjaft oksigjenuese, mjaft frymëzuese, mjaft të shëndetshme.
Njëkohësisht që të bëjnë optimist që të arrish më majat më të larta" shprehet Meta
Rikujtojmë që presidenti Meta po i kalon këto pushime verore me familjen e tij duke realizua turizëm malor.