INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta: Jo reformë në drejtësi pa opozitën. Referendumi dhe zgjedhjet e parakohëshme, absurde.

Ilir Meta: Jo reformë në drejtësi pa opozitën. Referendumi dhe zgjedhjet e parakohëshme, absurde.

Publikuar më: 10:29 14-06-2016

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI në kuadër të Reformës në Drejtësi, Ilir Meta ka theksuar se LSI është e vetmja forcë politike që është treguar koherente në lidhje me reformën dhe pohoi se është e gatshme të votojë me konsensus.
"Jam i habitur dhe i çuditur sepse nuk jam marrë me brendësinë e diskutimeve, që kjo çështje nuk është zgjidhur përpara. Të zgjidhet me urgjencë, koherencë, transparencë se nuk e ka Shqipëria luksin të miratojë një reformë pa opozitën." tha Meta.
LSI konstaton se pas punës së madhe dhe çeljes së dialogut politik, konsensusi është arritur përveç një çështje të vetme të ngritur me insistim nga opozita.
Prandaj në këto minuta të mbetura sipas Metës duhet insistuar për dialog politik dhe gjetjen e konsesusit sipas standardeve të Venecias.
Ilir Meta pyetjes në lidhje me mbajtjen e një referendum për këtë çshtje i jep këtë përgjigje: “Shiko, këtë histori me referendum e kemi dëgjuar që në fillim dhe na është dukur absurd, për arsye se nuk kemi dëgjuar ndonjë aktor politik që thotë nuk e dua. Ka individë që nuk e duan. Natyrisht ka një mosbesim të thellë midis palëve të ndryshme. Kështu që këto janë gjëra normale në politikën tonë dhe e kemi vënë re edhe për çështje të tjera që janë më komplekse. Për referendumin unë kam vetëm një fjalë: LSI e mbështet idenë e referendumit dhe ajo ka kuptim vetëm në një rast, duke patur në konsideratë situatën e tanishme dhe angazhimin publik të Z.Basha se ai deri tani ka vetëm një çështje dhe sipas standardeve të Venecias ata do ta votojnë në Kuvend. Pra në rast se kjo çështje zgjidhet me dialog, mirëkuptim dhe më pas ngre një çështje tjetër, apo sajon një pretekst tjetër, atëherë LSI demostron se do ishte mungesë e vullnetit të qartë dhe i papërgjegjshmërisë për të votuar këtë reformë. Por në kushtet aktuale, kur për një çështje Komisioni i Venecias është shprehur se duhen dhënë garanci substanciale për opozitën të shkosh në referendum është jo vetëm absurde, por edhe qesharake.Pse mendoj se është qesharake? Se dihet që koalicioni ynë është jo vetëm i majtë por më shumë se i majtë, të hedhim në referendum, një të drejtë që opozitës ia japin parimet kushtetuese, mendoj se kjo është si të vendosësh të instalosh diktaturën e shumicës.”
Ai është pyetur dhe se mosakordimi për reformën i politikës mund të çojë vendin në zgjdhje të parakohëshme dhe për Metën, vendi nuk ka asnjë arsye që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, aq më tepër që të përziejë Reformën në Drejtësi me zgjedhjet e parakohshme. Ky do ishte kompromentimi më i madh.

Article Logic
Execution time: 0.00325608253479