Presidenti Ilir Meta po i ndjek votimet nga plazhi. Pak minuta më parë ai ka shpërndarë këtë fotografi, ku duket qartë se është në plazh, i shoqëruar nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.
Presidenti e ka shoqëruar fotografinë me një ironi për kryeminnistrin, Edi Rama që e ka cilësuar këtë të dielë historike.
“Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë”, shkruan Meta.
Duket se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po i ndjek zgjedhjet nga Tirana pasi ajo nuk shihet në shoqërinë e Presidentit.