INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta kërkon: Reforma në drejtësi konsensuale

Ilir Meta kërkon: Reforma në drejtësi konsensuale

Publikuar më: 15:59 13-01-2016

Ilir Meta është krejt i qartë në qëndrimi e tij mbi reformën në drejtësi: duhet të jetë konsensuale, gjithpërfshirëse dhe sipas rekomandimeve te Komisionit të Venecias. Këtë qëndrim Ilir Meta e bëri publik gjatë mbledhjes e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, takimi i parë për këtë vit. Në fakt qëndrimet e kreut të LSI Ilir Meta kanë qënë të qarta mbi reformat të rëndësishme për vendin, ato të arrihen vetëm nëpërmjet konsensusit të gjërë politik.

“Rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të qarta për të gjithë ata që janë profesionistë e të paanshëm. Për të gjithë ata që duan të luajnë, ne këto sugjerime do t’ja japim publikut në mënyrë që në fund ata të gjykojnë me vëmendje, të kthejnë dhe pse jo me cdo gjë tjetër të gjithë ata që bëhen pengesë për këtë reformë”.

Në këtë situatë, aleati kryesor në qeveri, Ilir Meta i bën këtë thirrje klasës politike në vend:

“Duhet të biem dakort fillimisht për ato cështje që na bashkojnë. Për çështjet që ndahemi, të gjejmë zgjidhjet e duhura  me këmbëngulje dhe pa u lodhur. Për LSI diskutimi dhe debati intensiv e transparent është një bindje e pandryshuar. Vetëm qëndrimi parimor do na udhëheqë në vendimmarrjen tonë politike”.

Article Logic
Execution time: 0.0016639232635498