INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Ilir Meta kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Publikuar më: 15:06 08-09-2017

Situata në Maqedoni dhe respektimi i të drejtave të shqiptarëve ishin në fokus të bashkëbisedimit gjatë takimit të parë që Ilir Meta pati me Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në rolin e kreut të shtetit shqiptar. Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e kuvendit, bëhet e ditur se Presidenti Meta ka vënë theksin tek zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Njoftimi i Presidencës.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim zotin Ali Ahmeti, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Presidenti Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e agjendës së saj evropiane. Presidenti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit. Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit”.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375