INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta: Konsensusi do të arrihet dhe reforma në drejtësi do të miratohet

Ilir Meta: Konsensusi do të arrihet dhe reforma në drejtësi do të miratohet

Publikuar më: 19:44 18-04-2016

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave, për 25 vjetorin e vendosjes së pluralizmit parlamentar.

Të pranishëm ishin deputetë të të gjitha kohërave të Kuvendit, kryetarë të partive politike në vend si dhe përfaqësues te trupave diplomatikë në Tiranë.

Gjatë fjalimit të tij, Meta shprehu garancinë se konsensusi do të arrihet dhe reforma në drejtësi do të miratohet. “Më lejoni të shpreh bindjen se do t’ia dalim! Ky Kuvend do të mbahet mend si Kuvendi i reformës në drejtësi”.

Kreu i Kuvendi shprehu një falënderim të veçantë për ish kryeparlamentarin Pjetër Arbnori dhe “Heroin e Demokracisë”, Azem Hajdari, bashkëshortet e të cilëve ndodheshin në këtë ceremoni.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379