Ilir Meta ka mbërritur në Presidencë ku ka takuar edhe paraardhësin e tij, Bujar Nishani. Takimi është zhvilluar në zyrën e presidentit, ku Nishani i ka dorëzuar Metës edhe zyrtarisht detyrën.
Më pas të dy, Presidenti në ikje Bujar Nishani dhe Presidenti i ri, Ilir Meta do të mbajnë edhe ceremoninë publike të dorëzimit të detyrës.