INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta ''mesazh'' Bashës: Pa zgjedhje nuk ka ndëshkim për politikanët!

Ilir Meta ''mesazh'' Bashës: Pa zgjedhje nuk ka ndëshkim për politikanët!

Publikuar më: 09:03 06-08-2019

Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe ditën e sotme ka dhënë një mesazh për krizën politike. 

Ditën e djeshme në limitet e afateve të vetmet që u regjistruan në KQZ për zgjedhjet lokale të 13 tetorit ishin Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambjentaliste, ndërsa PD-së nuk u regjistrua në zgjedhje. Basha vazhdon të insistojë se zgjidhja e krizës kalon nga prangat për politikanët hajdutë.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Meta duket se i kthen përgjigje dhe Bashës, pasi sipas tij e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet dhe pa zgjedhje nuk ka demokraci, as drejtësi të pavarur dhe as ndëshkim të politikanëve.

Më tej, Kreu i Shtetit thekson se moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Meta iu ka kujtuar sërish krerëve të politikës shqiptare 18 tetorin, ditën kur Shqipëria pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë?? me Bashkimin Europian??, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik. 18 tetori po afron!”, shkruan Meta.

meta_statusi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019931793212891