Presidenti Ilir Meta ka ndarë këtë mëngjes një mesazh që na prek të gjithëve. Ai flet për braktisjen e vendit.
Kreu i shtetit duke iu referuar të dhënave të fundit publikuar në media se 285 mijë të rinj planifikojnë të largohen nga vendi, kërkon që politika të reflektojë.
"Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!", shkruan Presidenti shkurt.
Sipas një anketë të një Fonacioni gjerman për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj. 26% kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18% në Britani, 16% në Itali dhe pjesa tjetër në shtete të tjera të botës.