INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta në Komisionin e ngritur për shkarkimin e tij, Ulsi Manja drejt e në temë [FOTO]

Ilir Meta në Komisionin e ngritur për shkarkimin e tij, Ulsi Manja drejt e në temë [FOTO]

Publikuar më: 09:34 09-09-2019

Pak minuta më parë ka nisur Komisionit Hetimor, ku i pranishëm siç dhe lajmëroi është Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai zgjodhi të shkojë më këmbë në kuvend. E që në nisje Kryetari i Komisioni, Ulsi Manja i ka shpeguar kreut të shtetit procedurën e ngritjes së komisionit, po ashtu edhe thirrjen e tij për të dëshmuar. Madje tha se Presidenti ka të drejtën të kërkojë që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

'Ju bëj me dije zoti President se Komisioni hetimor bazuar në ligjin për komisionet hetimore, ka miratuar planin hetimor të këtij komisioni. Në planin e hetimeve është parashtruar thirrja e rrethit të hetimeve. Në mbledhjen e sotme komisioni ju ka thirrur për të dëshmuar si personi ndaj të cilit Kuvendi ka iniciuar një procedurë shkarkimi nga detyra juaj si president për shkelje të rëndë të Kushtetutes. Ju mund të jepni sqarimet tuaja, keni të drejtën të depozitoni çdo provë që ju besoni se e sqaron vendimin tuaj, brenda një afati të arsyeshëm që lidhet me afatin e punës së Komisonit. Ju nuk jeni i detyruar të dëshmoni për faktet dhe rrethanat që përbëjnë sekret shtetëror, ju keni të drejtën që të kërkoni që kjo pjesë e dëshmisë suaj të bëhet me dyer të mbyllura.
Kjo mbledhje do të incizohet me qëllim, zbardhjen e dëshmisë', tha Manja.

metaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036652088165283