INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Ilir Meta nuk ka frikë askënd”. Dalim në opozitë nëse PS ka 71 vota [Video]

Publikuar më: 16:09 31-01-2017

Ilir Meta:
“Ilir Meta nuk ka frikë nga askush”.
Me këtë fjali ju është përgjigjur Ilir Meta të gjithë zërave që e komentuan vendimin e tij për të pranuar propozimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e Ylli Manjanit, si dobësi. Madje ai shkoi edhe me tej kur hodhi në tavolinë, këtë llogari shifrash.
Ilir Meta:
“LSI nuk është shtojcë e askujt. Që sot ne dalim në opozitë nëse qeveria ka 71 vota”.
Për akuzat që Ylli Manjani lëshoi pas shkarkimit nga detyra, Ilir Meta ka këtë sugjerim.
Iolir Meta:
“Drejtohuni organeve përgjegjëse”.
Megjithatë Ilir Meta ndan të njëjtin qëndrim me Ylli Manjanin për kanabizimin e vendit. Ndërsa sipas tij, shqetësimin për mosarrestimin e Klement Balilit e ka marrë nga ndërkombetarët në vizitën e tij të fundit në SHBA, shtysë kjo për kërkesën e mbledhjes se Këshillit të Sigurisë.
Ilir Meta:
“Nëse dikush mendon se kjo nuk është çështje e mprehtë, unë mendoj se nuk e ka të drejtë”.
Ndërsa vendin e ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, LSI ende nuk ka një vendim nëse do të jetë pjesë e koalicionit me Edi Ramën, pavarësisht ftesës së këtij të fundit.
Ilir Meta:
“Këtë do ta vendosin strukturat”.
Megjithatë ajo që është më e rëndësishmë thotë Ilir Meta është reforma zgjedhore, për të cilët bëri këtë propozim.
Ilir Meta:
“Të mbyllemi për reformën zgjedhore”.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221