INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta për herë të parë në krah të Monika Kryemadhit pas ‘këpucës’ në Kuvend [FOTO]

Ilir Meta për herë të parë në krah të Monika Kryemadhit pas ‘këpucës’ në Kuvend [FOTO]

Publikuar më: 09:51 25-12-2017

Monika Kryemadhi të premten deklaroi se kishte 4 ditë që nuk fliste me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta. Por Krishtlindjet, festa që sjell paqe e harmoni duket se ka ndikuar për mirë në familjen e kreut të shtetit. Presidenti Ilir Meta ka përcjellë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët e krishterë, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të familjes së tij. Monika kryemadhi shfaqet e qeshur në krah të bashkëshortit.
Ilir Meta:
Të dashur miq,
Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t'ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!
Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit.
Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim.
Gëzuar nga mot Krishtlindjen!

ilir_meta.png

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383