INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta përballë të gjithëve, a do jetë e hëna zgjidhja apo zgjedhja?

Ilir Meta përballë të gjithëve, a do jetë e hëna zgjidhja apo zgjedhja?

Publikuar më: 08:36 18-07-2016

Ambasadori Amerikan Donald Lu kërkoi “ ngujimi” e dy lidërëve politik deri në zgjidhjen e çështjes së reformës në drejtësi. Të premten Donald Lu tha se kjo e hënë duhet të shënojë një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të gjetur një zgjidhje për reformën në drejtësi. Gadishmëri për këtë thirrje publike të ambasadorit amerikan shprehën të dy liderët kryesor politik, por pa përcaktuar një orë apo një vend për tu takuar. Ky ishte momenti që aleati kryesor i qeverisë Ilir Meta të dalë në skenë dhe të flasë më troç se asnjë herë tjetër. Jo vetëm që tha se zgjidhja e çështjes së reformës në drejtësi duhet zgjidhur, por ai shkoi më tej në qëndrimin e tij. Krijimi i një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakoshme. Kjo e fundit ishte e pashmangshme për Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, i cili u shpreh i gatshmë për të dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Kuvendit. E jo vetëm kaq, por Ilir Meta i dha një mesazh të qartë Edi Ramës, kur tha se është i gatshëm që të largojë nga qeveria ministrat e tij.
Ky është qëndrimi më i fortë publik, i cili paralajmëroi zgjedhje të parakoshme në Shqipëri, e kur këtë e thotë aleati i cili e “mban” në këmbë Edi Ramën, duhet marrë në konsideratë. Për ti dhënë zgjidhje gjithë kësaj situate Ilir Meta kërkoj që kjo e hënë të shënojë takimin e lidërëve politik, jo vetëm mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës por në këtë takim të jetë dhe ai si dhe dy ambasadorët e angazhuar për reformën në drejtësi, Donald Lu dhe Romana Vllahutin. Përgjigja e dy ambasadorëve vonoj për disa orë, por në fund shprehën gadishmërinë që ata të takohën këtë të hënë, në Kryesinë e Kuvendit, por ende nuk është njoftuar një orë konkrete për këtë çështje. Edhe Kryeministri Edi Rama ne vonoi përgjigjen e tij më shumë se 8 orë për ti thënë një “PO” aleatit të tij kryesor në qeveri.
Le të presim se çfarë do të shënojqë kjo ditë. Nëse Ilir Meta i cili u shfaq përballë të gjithëve do arrijë që të gjejë zgjidhjen e çështjes së reformës në drejtësi, apo zgjehdjet e parakoshme do të vijnë më shpejt se sa ai i ka parashikuar?

Article Logic
Execution time: 0.0020627975463867