Presidenti i zgjedhur Ilir Meta bëri sot betimin dhe në ceremoni ishin të pranishëm një numër i madh personalitetesh ashtu siç është bërë zakon, që nga ambasadorët, tek krerët e drejtësisë por edhe familja e Presidentit të ri, Ilir Meta. Por ajo qe intv.al zbuloi ishte se të pranishëm ishin edhe familja e Bebe Rexhes. Në fotot më poshtë ndodhet mami i Bebes si dhe kushërira e saj që njihet nga publiku si një ndër personat më të afert me Beben, ku ajo e konsideron edhe si motër dhe e shoqëron ngado. Ato u bënë pjesë e ceremonisë së sotme./intv.al/