INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta pritet nga Presidenti i Grupit Parlamentar Socialdemokrat në PE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Ilir Meta pritet nga Presidenti i Grupit Parlamentar Socialdemokrat në PE: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Publikuar më: 19:04 06-12-2016

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, u prit nga Presidenti i Grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, z. Gianni Pittella.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta e falënderoi z. Pittella për mbështetjen e fuqishme të Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe në shërbim të perspektivës evropiane të Ballkanit, si mundësia e vetme që forcon stabilitetin, prosperitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.

Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, z. Pittella duke vlerësuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, shprehu mbështetjen e tij dhe të grupit socialdemokrat për të avancuar në këtë drejtim.

Z. Meta u shpreh se në Kuvendin e Shqipërisë është arritur progres substancial gjatë këtyre viteve, duke vënë në dukje miratimin konsensual të reformës në drejtësi, ligjin e dekriminalizimit dhe përmirësimin e transparencës dhe rolit mbikëqyrës së Kuvendit.

Z. Meta u shpreh se Kuvendi e ka lexuar me vëmendje progres-raportin dhe mbetet i përkushtuar për reflektimin e rekomandimeve të Komisionit, ku kryefjalë do të jetë implementimi i reformës në drejtësi si një nevojshmëri për qytetarët shqiptarë. Në këtë drejtim u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e eurodeputeteve socialdemokratë në Parlamentin Evropian, të cilët kanë qenë gjithnjë në avangardë të zgjerimit të BE-së dhe integrimit të vendeve të Ballkanit.

Article Logic
Execution time: 0.0060758590698242