INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta publikon mesazhin e rëndësishëm [VIDEO]

Ilir Meta publikon mesazhin e rëndësishëm [VIDEO]

Publikuar më: 18:02 05-05-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar një video-mesazh të ish-kreut të kësaj partie, Ilir Meta.

Presidenti i zgjedhur Meta pas largimit nga posti i kryetarit të LSI përmes kësaj video është shprehur se do të ndërmarrë një tur për të falenderuar të gjithë anëtarët e LSI për mbështetjen ndaj tij.

 Meta shprehet se LSI me Petrit Vasilin kryetar do të arrijë rezultatet që të gjithë kanë ëndërruar.

 “Dua sot të falënderoj përzemërsisht të gjithë delegatët e Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim për mirënjohjen dhe respektin që ata treguan ndaj kontributit tim, që nga themelimi i kësja force politike e deri në këtë Konventë kur u shkëputa nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por në mënyrë të veçantë dua t’i falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe unanime që i dhanë zgjedhjes së Kryetarit të ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasilit, me të cilin jam i bindur që LSI-ja do të arrijë ato rezultate që ne kemi ëndërruar prej kohësh së bashku.

Një falënderim i jashtëzakonshëm u shkon atyre mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së që për orë të tëra pritën përpara Pallatit ët Sportit për të shprehur mbështetjen solidaritetin dhe përkrahjen e tyre për LSI-në dhe për të gjitha vendimet që ajo do të marrë në të ardhmen.
Ndaj sot dua njëkohësisht që t’u bëj të ditur që tashmë edhe unë si një anëtar i thjeshtë i LSI-së deri në datën 23 korrik do të ndërmarr një tur falënderimi dhe mirënjohjeje për të shtrënguar dorën me çdo anëtar dhe simpatizant të LSI-së anembanë vendit.
Sepse mirënjohja dhe fjala e mbajtur kanë qenë dhe besoj do të jenë dy shtyllat më të forta morale të kësaj force politike, të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj”.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879