INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta: Kushti i vetëm për reformën në drejtësi konsensusi politik, Nishani ka të drejtë

Ilir Meta: Kushti i vetëm për reformën në drejtësi konsensusi politik, Nishani ka të drejtë

Publikuar më: 11:14 17-08-2016

Në ditën kur komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi dëgjoj rekomandimet e eksperteve të EURALIUS, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta doli në një komunikim publik, ku theksin e vuri tek rëndësia e konsensusit politik për këtë reformë.
Ilir Meta:
“Sot po jepen opinionet e EURALIUS-it lidhur me pretendimet e opozitës për ligjin e “vetting”-ut. Shpresojmë të vazhdojmë në mënyrë konstruktive. Vazhdon puna për dy ligjet e tjera për të cilat kemi rënë dakord që të diskutohet brenda muajit 30 gusht (qeverisja gjyqësore dhe prokuroria speciale). Ftoj përfaqësuesit e opozitës që të përqendrohen edhe në këto dy ligje”.
I pyetur mbi kritikat që opozita ka bërë për ligjin e Vettingut, Ilir Meta dha këtë përgjigje.
Ilir Meta:
“Në qoftë se PD ka bërë 55 vërejtje kjo do të thotë se ata kanë punuar me seriozitet. Shpresoj që opozita të ndihmojë në përmirësimin dhe pasurimin e ligjit të “vetting”-ut. Nuk ka arsye pse të mos gjejmë konsensus. LSI-ja është për vazhdimin e linjës së konsensusit dhe për ne është e rëndësishme të shohim vlerësimet e ndërkombëtarëve”.
Ndërsa një ditë më parë Presidenti Bujar Nishani lajmëroi se ëëhtë në kushtet e vakuumit ligjor për të hedhur shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, këtë të mërkurë Ilir Meta tha se kreu i shtetit ka vepruar drejt.
Ilir Meta:
 “Mendoj se Presidenti ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme. Tani duhet të plotësojmë ne si Kuvend kuadrin ligjor në mënyrë që ta ushtrojë edhe Presidenti detyrën e tij. Shpresojmë që vakuumi ligjor të përmbushet shumë shpejt”.

Article Logic
Execution time: 0.0038998126983643