INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta thirrje PD e PS. Uluni dhe gjeni zgjidhje, 'JO' Prokuror të njëanshëm

Ilir Meta thirrje PD e PS. Uluni dhe gjeni zgjidhje, 'JO' Prokuror të njëanshëm

Publikuar më: 12:01 11-12-2017

Ilir Meta, Presidenti i Republikës i ka bërë thirrje të gjithë klasës politike që çështja e Prokurorit të Përgjithshëm të zgjidhet në bazë të kushtetutës dhe nëpërmjet një konsensusi politik. Për kreun e shtetit një zgjedhje e njëanshme do të kishte impakt negativ në besimin e këtij institucioni.
Ilir Meta:
“Zgjedhja e Prokurorit, kjo përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit. Si President mund të them se në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, si kreu i një institucioni kyç duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj. Është e rëndësishme që të këtë midis aktoreve kryesor një dialog të shpejtë të përgjegjshëm dhe mbi stadarte transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Çdo hap i njëanshëm nuk do ta ndihmonte këtë proces”.

Article Logic
Execution time: 0.0039501190185547