Ditën e djeshme në media qarkulloi me shpejtësi lajmi i martesës të Ilir Shaqirit. U tha se ai do bënte një festë në Durrës me rreth 100 persona. Ndonse pak më vonë ky lajm u tha se nuk ishte i vërtetë. Nisur nga kjo sot Monika Lubonja dhe Antonela kanë publikuar një video në Insta Story me dilemën e tyre më të madhe: është apo jo i vërtetë lajmi.
Më tej ato bëjnë ironi e batuta me Ilirin e lajmin e dasmës, ndonse ato nuk e përmendin por kuptohet teksa Antonela e quan “Gjino”.
Kjo dasma e papritur na futi në mendime, tani më ndoshta Iliri ka marrë lekët si fitues i Big Brother e nga qejfi do të bëjë aheng, meqë u fol edhe se s’do i merrte kurr, e tani më i janë dukur si lekë të rëna nga qielli.
Ose Iliri ka ngelur pak hollshëm me lëvizjet e shumta drejt Shqipërisë e dasmën e ka gjetur si mundësi për të mbledhur lekë. Nëse Monika me Antonelën kanë dilemë nëse dasma do bëhet, ne kemi dilemë nëse ai do shpenzojë lekët e Big Brother apo do fitojë për qejfin e tij.