Pak ditë më parë Donaldi bëri një deklaratë të papritur për Ilirin. Në një bisedë me Einxhel ai tha se do vriste veten po ta fitonte balerini "Big Brother". Pak kohë nga kjo deklaratë ai ka thënë sërish diçka që po komentohet shumë në rrjet.
Në spektaklin e djeshëm Iliri u zgjodh i preferuari i publikut e si i tillë ai kishte të drejtën e vetos. Pra mund të zëvëndësonte veten me një nga banorët dhe fillimisht nuk e bëri, pasi kuptoi se mund ta hiqte Sarën që ishte në nominim dhe dëshironte të vendoste përballë vetes Donaldin.
Arbana i tha se kjo gjë nuk është e mundur, pasi ka të drejtë të heqi vetëm veten dhe ai vendosi Dagz-in me Sarën në nominim.
Këtë situatë Donaldi nuk e ka përtypur aspak mirë dhe e ka diskutuar me DJ Dagz-in në oborr.
“Dua dua të dal me Donaldin në televotim. Arbana i thotë s’është kështu, ai dua, dua. Ai doli i preferuari i publikut dhe donte të më hiqte mua. E kupton? Unë çpohem këtu (te zemra) po të më heqi ai. Unë çpohem o çpohem nga inati”,- tha Donaldi.