INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iliri zbulon arsyen pse u prish miqësia me Sabianin: Nuk kemi më...

Iliri zbulon arsyen pse u prish miqësia me Sabianin: Nuk kemi më...

Publikuar më: 16:36 26-09-2022

Ilir Shaqiri ishte sot i ftuar në emisionin “Abc e Pasdites” ku sqaroi një herë e mirë raportin me Sabianin, të cilin e konsideronte "vëlla" gjatë Big Brother VIP.

Ai pranoi se nuk kanë më komunikim me njëri-tjetrin, duke u shprehur “kur fillon dhe abuzohet në miqësi, kjo pastaj nuk është më miqësi”. Balerini nuk dha të tjera detaje.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, tha Iliri.

Article Logic
Execution time: 0.003450870513916