INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

ILO, në Shqipëri jetesa e të moshuarve është përkeqësuar[VIDEO]

Publikuar më: 09:55 08-10-2018

Të moshuarit në vendin tonë jetojnë në kushte të këqija ekonomike dhe sociale. Organizata Ndërkombëtare e Punës raporton se Shqipëria ndodhet mes shteteve, që ndër vite ka përkeqësuar mbrojtjen sociale për të moshuarit. Sipas raportit “Mbrojtja sociale për personat e moshuar“ jo vetëm që nuk ka progres në lidhje me politikat për moshën e tretë, por dhe ato që janë në proces nuk kanë dhënë rezultate pozitive.
Shqipëria, Azerbajxhani dhe Greqia janë vende që më parë kanë mbuluar me pensione afërsisht 90% të të moshuarve. Po që prej vitit 2000 është në rënie 12-16%.
Në raport citohet se Shqipëria garanton në politiken e saj të mbrojtjes së të moshuarve edhe një pension social që përfitohet në moshën 70 vjeçare për ata që nuk plotësojnë vite e caktuara të sigurimit. Po krahasuar me shumicën e shteteve të botës, mosha e caktuar është më e vonë. Pensioni social më shumicën e vendeve nis nga mosha 60-65 vjeç.
Pensioni social i vendosur për herë të parë në Shqipëri në 2015-ën ka një vlerë 7 mijë lekë dhe është sa 30.7% e pagës minimale. Masa e pensionit rezulton shumë e ulët. Kosova e ka shumë më lart se vendi ynë, me 44% të pagës bazë, më pas vjen Estonia dhe me tej Greqia.

Article Logic
Execution time: 0.0071961879730225