Mama për herë të dytë.
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe Ilva Tare solli në jetë fëmijën e saj të dytë, i cili është djalë.
Rastësia ishte që momenti i lindjes përkoi me 10 vjetorin e televizionit “Ora news”.
Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas transmetimit të drejtëpërdrejtë Ilva është drejtuar në maternitetin publik “Koço Glozheni” për të sjellë në jetë vogëlushin i cili quhet Thomas, emër ky i zgjedhur nga i ati, Eduard Selami.
Tani mami Ilva dhe vogëlushi janë në gjëndje të mirë. Ne i urojmë jetë të gjatë Thomas.