Një nga emrat më të mirë të gazetarisë shqiptare, Ilva Tare ishte e ftuara e emisionit 3-JAT në IN televizion. Në 5 vjetorin e emisionit “Tonight”, Ilva Tare rrëfeu mbi eksperiencën e saj televizive. Por ajo që Ilva Tare premton është se çdo temë në interes të publikut do të jetë pjesë e bisedave të saj në studio televizive.
“ Po të enjten mbushen plot 5 vite me Tonight. Nuk kam asnjë temë tabu në Tonight. Çdo temë që është në interes të publikut jam e gatshme që ta trajtoj në emisionin tim”.
Ekrani është vendi që i përket, ndaj Ilva Tare premton se do të jetë gjatë pranë publikut shqiptar.
“ Përgatituni që do të jem gjatë në ekran. Edhe pas 20 vjetësh e di që do të jem në ekran, me emisionin Tonight apo dhe me diçka tjetër. Unë do të jem në televizion me një emision apo si drejtuese lajmesh, kjo në varësi të ofertës”.
Por kush është problemi më i madh sot në median shqiptare, Ilva Tare ka këtë përgjigje:
“Marrëdhënia e medias me politikë. Unë mendoj se marrëdhënia e ngushtë mes tyre i deformon të dy palët”.